Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit e protestës së opozitës së bashkuar, janë 5 policë, të lënduar me mjete të forta, në kokë dhe në kurriz, që janë transportuar për trajtim të specializuar në spitalin universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Gjithashtu kanë mbetur të lënduar edhe dy përfaqësues të medias dhe 5 protestues.

2 policë me demtime ne kokë dhe kurriz, nga mjete të forta, u dërguan në spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin e duhur mjekësor.

Në total, janë 15 persona që po marrin trajtim mjekësor në 3 spitalet universitare të Tiranës. Urgjenca mjekësore në terren dhe në spitale është në gatishmëri të plotë.