Klinikat dentare në vend janë të detyruara që të bazohen në listën e re të çmimeve për shërbimet bazë që ofrojnë, kjo të paktën sipas Urdhrit të Stomatologëve.

Përpara 1 janarit një mbushje dhëmbi kushtonte 2 mijë lekë të reja, sot kjo shifër pas Urdhrit të Stomatologëve kushton 4 mijë lekë të reja, ose 60 për qind më shtrenjtë.

Ky vendim i Urdhrit të Stomatologëve ka hasur në kundërshti të Ministrisë së Shëndetësisë. Ajo është shprehur kundër vendimit të tarifave dysheme për shërbimet dentare.

Vendimi i Urdhrit të Stomatologëve është i paaplikueshëm sepse nuk është tagër  i këtij institucioni.

Pavarësisht vendimit të urdhrit për rritjen e çmimeve dysheme të shërbimeve bazë dentare, kjo nismë nuk mund të aplikohet pasi i mungojnë kompetencat vendimmarrëse.