Ish-kryeministri, Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e marrë gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Maqedonisë, për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

Berisha shkruan në Facebook, se zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni është një arritje e rëndësishme për shqiptarët.

Postimi i Berishës:

Votimi i tretë i ligjit për përdorimin e gjerë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni është një arritje e rëndësishme e shqiptarëve në këtë republikë, e kombit shqiptar në tërësi por dhe e demokracisë, lirive dhe të drejtave demokratike dhe stabilitetit në këtë vend fqinj! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook