Pak orë më parë u bë publik vendimi i qeverisë për rinovimin e projektit për rikonstruksionin e Kampusit Universitar të Tiranës, ndërkohë që në prononcimin e tyre përpara kamerave të mediave studentët deklarojnë se ky ishte një fillim i mbarë që po bën qeveria për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të tyre, por shtojnë se kjo nuk është ajo e vetmja gjë që synohet të arrihet nga kjo protestë disaditore.   

“Këmi 8 ditë me radhë që bëjmë thirrje për një listë kërkesash, dhe velësojmë pozitivisht hapin që qeveria ndërmori duke miratuar vendimin për rregullimin e konvikteve, por kjo nuk është e gjitha çka ne kërkojmë. S’ka dialog pa u plotësuar të gjitha kërkesat tona”- ka përfunduar studenti