Debatet e shumta për kontaktet fizike që njerzit mund të kënë në publik duke se janë shtuar edhe me shumë.

Në Meksikë është miratuar ligji, i cili lejon marrëdhëniet seksuale në publik, duke siguruar që askush nuk ka të drejtë të ankohet për këto marrëdhënie.

Ky veprim ka për qëllim të parandalojë policinë në Guadalajara, një qytet prej 1.5 milionë banorësh, të arrestojë çiftet që i japin njëri-tjetrit dashuri në publik

Këshilli i qytetit javën e kaluar e shtyu reformën, e cila tani thotë: “Duke pasur marrëdhënie seksuale ose duke kryer akte eksitimizmi të natyrës seksuale në vende publike, shumë vende të lira, automjete brenda ose në vende private në shikim publik do të konsiderohen vepra administrative, për aq kohë sa një qytetar kërkon ndërhyrjen e policisë. “

Guadalupe Morfin Otero, politikani që propozoi ndryshimin, përmendi një studim në mesin e studentëve të universitetit, në të cilën 90 për qind thanë se ishin arrestuar nga policia duke u akuzuar për veprime imorale në publik.

Ligjbërësit shpresojnë se ndryshimi do të lejojë policinë të përqëndrohet në luftimin e krimeve më të rënda, sipas gazetës meksikane El Universal dhe jo më në këto vepriime që tashmë nuk janë më imorale.

Megjithatë, në një qytet që konsiderohej si një nga më konservatorët në Meksikë, masa u kundërshtua nga të dyja partitë e Veprimit Kombëtar dhe Revolucionar Institucional, të cilët në vend të kësaj i kërkuan këshillit të përqendrohej drejtpërdrejt në çrrënjosjen e korrupsionit në polici.