“Më fal” është seriali turk i cili ka rrëmbyer pas vetes jo vetëm turqit, por edhe një pjesë të madhe të shqiptarëve.

Gaye Turgut e njohur për rolin e Bahar në serialin ‘Beni Affet’, ka publikuar një fotografi ku shihet të jetë e veshur me një kostum prej sulltaneshe dhe me një mbishkrim shqip.

‘Mirë se vjen Ramazan’, ishte shkrimi që njëkohësisht edhe uroi filimin e muajit të shenjtë të myslimanëve.

Aktorët turq shpesh u bëjnë befasi të tilla fansave shqiptarë, për të cilët kanë një simpati të veçantë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook