Edhe pse flitet çdo ditë për shëndetësinë falas, ajo që në të vërtetë ndodh është e kundërta. Një qytetar drejtohet në repartin e neurologjisë dhe ka kërkuar rezonancë magnetike.

Nëse ndjek planifikimin, rezonancën pacienti duhet ta bëjë në një kohë të dytë. Nga mjeku e deri te roja i objektit hyjnë në pazarin e parave.

Mjeku imazherist kërkon 200 mijë lekë të vjetra, por në fund bien dakord për 150 mijë lekë. Pacienti bën rezonancën brenda ditës dhe më pas me para në dorë zgjidh problemin e tij, leku zgjidh çdo situatë!

Qytetari i drejtohet Shërbimit Universitar të Neurokirurgjisë për të përcaktuar një datë për kryerjen e rezonancës magnetike, por zbulon se ekziston një mënyrë për ta kryer brenda ditës.