Nëse ende nuk e keni marinuar mishin e qingjit me domate, është koha për ta provuar pasi do të përftoni një pjatë tepër të shijshme.

Shkon shumë nëse e shërbeni me patate të pjekura me rozmarinë.

Përbërësit:

  • 3 copa mish/biftekë qingji
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull balsamike
  • 1 lugë çaji hudhër pluhur
  • pak rozmarinë e tharë ose e freskët
  • Domate qershi
  • 60 gram djathë mozarela
  • kripë
  • piper

Përgatitja:

  • Hidhni vajin  e ullirit dhe uthullën balsamike në një tavë pjekjeje. Miksoni hudhrën pluhur dhe rozmarinën në një tas të vogël.
  • Spërkatni biftekët e qingjit me përzierjen me hudhër, pak kripë dhe piper. Vendosini në tavë dhe hidhni mbi to domatet e prera. Mbulojini dhe vendosini në frigorifer për 30 minuta.
  • Ngrohni furrën në temperaturën 180 gradë Celcius. Mbulojeni tavën me një letër alumini dhe vendoseni në furrë.
  • Piqini biftekët (mishin) e marinuar për 15-30 minuta. Largoni letrën e aluminit dhe shtoni djathin mozarela mbi të.
  • Piqini për 5 minuta shtesë derisa djathi të shkrijë.
  • Ju bëftë mirë! 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook