Policia e Cardiff, ka publikuar fotografitë e dy vajzave shqiptare të cilat rezultojnë të zhdukura prej disa ditësh.

Mësohet se vajzat janë zhdukur në mënyrë të mistershme pasi prej ditësh nuk ka asnjë gjurmë të tyre.

Grisilda Dauti, 14 vjeç, e cila njihej ndryshe si Risa, ka humbur kontaktet me të afërmit më 14 janar.

Ndërkohë shoqja e saj Gabriela Shenbitrasi, 17 vjeçe, të cilën e njihnin edhe si Bela, është parë për herë të fundit po në datë 14.

Policia në Cardiff nxorri në Twitter fotografitë e të dyja vajzave dhe bëri thirrje për këdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tyre të informojë autoritetet.