Home Magazine Mjalti, largon shenjat, parandalon plakjen e fytyrës dhe rënien e flokëve

Mjalti, largon shenjat, parandalon plakjen e fytyrës dhe rënien e flokëve

0

Mjalti është një përbërës që ka shumë benefite për fytyrën dhe shumë lehtë mund të trajtojë probleme të fytyrës si aknet, lëkurën e thatë dhe rrathët e zinj poshtë fytyrës.

Është një mënyrë efektive, e thjeshtë dhe shumë e lirë në krahasim me produktet e ndryshme kozmetike, ku mbi të gjitha jo gjithmonë japin efektin e dëshiruar.

Mjalti ka veti antiseptike, antibakteriale, antioksidante dhe antiinflamatore. Ja cilat janë 7 benefitet e mjaltit për lëkurën dhe flokët tuaj:

Largon shenjat

Të gjitha, të çfarëdolloj përmase janë tepër të shëmtuara. Nëse shenja është në një pjesë trupi të dukshme, shumë njerëz do gjejnë mënyra nga më të ndryshmet për t’i hequr ato.

Mjalti rrit rigjenerimin e lëkurës dhe ndihmon në proçesin e shërimit si dhe në rigjenerimin e qelizave të gjakut. Të gjthë këta faktorë së bashku “punojnë” së bashku për të nxitur largimin e shenjave.

Aplikoni pak mjaltë në zonën e afektuar dhe lëreni aty për 30 minuta më pas pastrojeni zonën me ujë të vakët.
Gjithashtu mund të bëni një përzierje me 1 lugë mjaltë dhe gjysëm luge kanellë, aplikojeni në zonën problematike dhe shplajeni pas 5 minutash.

Ndalon plakjen e fytyrës

Duke qenë se është një burim i madh antioksidantësh, mjalti parandalon dëmtimin e qelizave falë radikaleve të lira.

Radikalet e lira stimulojnë proçesin e plakjes dhe mund të kontribuojnë te rrudhat, vijat e buzëqeshjes por edhe në humbjen e elasticitetit të lëkurës. Përzieni masë të njëjtë të mjaltit organik dhe lëngut të limonit. Aplikojeni në zonën e fytyrës dhe të qafës. Lëreni të thahet dhe shplajeni me ujë të vakët. Përdoreni këtë trajtim një ose dy herë  në javë.

LEXO EDHE:  Keni probleme me rënien e flokëve? Ja cilat janë ushqimet që e luftojnë këtë fenomen

Ndalon rënien e flokëve

Ata që janë të shqetësuar për rënien e flokëve mund të provojnë mjaltin.

Përzieni një lugë mjaltë dhe një lugë lëng qepe. Masazhoni skalpin dhe rrënjët e flokëve me këtë përzierje. Prisni 30 minuta dhe lajeni flokun si zakonisht. Përdoreni këtë mjekim dy herë në javë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook