Nga një studim i bërë kohëve të fundit nga Universiteti Jonkoping në Suedi, mjekët që morën përsipër studimin konstatuan se stresi i punës është një faktor që rrezikon paraqitjen e fibrilimin atrial dhe sëmundjeve koronare të zemrës, të cilat mund të çojnë deri në atak, infarkt dhe komplikime të tjera.

“Stresi i punës ka qenë i lidhur më parë me sëmundje koronare të zemrës. Stresi i punës duhet të konsiderohet një faktor rreziku i modifikueshëm për parandalimin e fibrilimit atrial dhe sëmundjeve koronare të zemrës “, tha autorja e studimit Eleonor Fransson nga Universiteti Jonkoping në Suedi.

Më tej studiuesja shpjegoi se “Njerëzit që ndjehen të stresuar në punë dhe kanë palpitacione ose simptoma të tjera të fibrilimit atrial duhet të shohin mjekun e tyre dhe të flasin me punëdhënësin e tyre për përmirësimine gjendjes në punë.

Pas një ndjekjeje mesatare prej 5.7 vitesh, kërkuesit zbuluan se stresi i punës ishte një faktor thelbësor në shkaktimin e atakut kardiak.