Shumë qytetarë të Tiranës nga pamundësia për të shkuar në det zgjedhin pishinat dhe kjo është forma e tyre e argëtimit në verë gjatë ditëve përvëluese që kjo stinë ka ofruar këtë vit.

Por mjekët kanë vënë alarmin dhe theksojnë rreziqet e shumta që mund tu kanosen pushuesve të Tiranës nëse nuk zbatojnë këshillat e mjekut dhe i frekuentojnë këto pishina pa ditur rreziqet. Bruna Shiroka është drejtoresha e qendrës shëndetësore nr 3 dhe ajo u shpreh se klori i ujit të pishinës mund të provokojë shqetsime të ndryshme tek lëkura dhe po ashtu edhe shezlloni mund të kthehet në një burim infeksioni.

“Qoftë një person me një problem të lëkurës, që të themi në thonjëza i “pakujdesshëm”, përdorimi i atij shezlloni nga një person normal, është shumë i ekspozuar ndaj atij problemi fillimisht të padukshëm, dhe kur bëhet i dukshëm është vështirë i kontrollueshëm. Sasia e shtuare klorit mbi vlerën reale të parametrit të caktuar nga ideja për ti mbrojtur ata që frekuentojnë pishinat, sjell probleme për lëkurën”, u shpreh mjekja Shiroka.

Ajo jep edhe disa këshilla për t’u mbajtur parasysh gjatë frekuentimit të pishinave, duke vënë theksin tek higjena personale.

“Nëse do ruheshin rregullat, përdorimi i dushit para se të futesh në pishinë, për fëmijët e vegjël është më pak i këshillueshëm përdorimi i pishinës, pas pishinës këshillohet banjo trupi”, shtoi mjekia Shiroka. Ajo tha që duhen shmangur edhe pishinat e mbipopulluara sepse aty është rrezikshmëria më e lartë.

LEXO EDHE:  Keni frikë virozat e stinës? Hidhuni një sy dhjetë sëmundjeve më të frikshme në botë dhe do ti harroni ato