Kudo që shkon dhe në çdo moment, modelja britanike Demi Rose di se si të tërheqë vëmendjen dhe të jetë në qendër të vëmendjes.

Pasi qëndroi disa ditë në Ibiza të Spanjës, tashmë destinacioni i radhës për 24-vjeçaren seksi është Los Angeles.

Ish-e dashura e reperit të famshëm, Tyga, ka publikuar një ditë më parë në profilin e saj në “Instagram” një fotografi mjaft  “shpërthyese” bardhë e zi nga Kalifornia.

Ajo shfaqet e veshur me bikini dhe një “gjysmë bluzë”. Demi është siguruar të duket më seksi se kurrë më parë për 9.2 milionë ndjekësit e saj në “Instagram”.