Së bashku me Oriela Nebiajn moderatori i njohur dhe i dashur për publikun Isli Islami “iu zgjojnë” çdo ditë me emisionin e tyre të përditshëm WAKE UP në ekranin e Top Chanel.

Në lidhje me jetën e tij private Isli ka qenë gjithmonë i rezervuar duke bërë që publiku të mos dijë shumë për të.

Në një postim në Instastoryn e tij, nga opsioni “Ask me a question” një fanse e ka pyetur Islin se nëse ka thyer ndonjëherë zemrën e dikujt apo anasjelltas dhe përgjigja e tij i ka habitur të gjithë.

“Për të ma thyer, ma kanë thyer ma kanë bërë thërrime…unë besoj/ shpresoj se nuk e kam bërë deri më tani’, ka shkruar Isli në Story në Instagramin e tij.