Moderatorja e njohur e sportit, Eva Murati dhe djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topallit, Genari, nuk janë më bashkë.

Lajmi është dhënë nga mediat rozë, të cilat njoftojnë se Eva dhe Genari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 8-vjeçare.

Nuk dihet ende shkaku se pse çifti është ndarë, por tashmë moderatorja nuk është më nusja e Jozefina Topallit.

Madje një gjë e tillë vihet re edhe në rrjetet sociale, ku Eva nuk ka asnjë foto me Genarin, por vetëm fotografi nga jeta profesionale, apo me familjarë e miq.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook