Gjatë një interviste live në televizion, drejtori i gazetës së mirënjohur spanjolle ‘ABC’, ka patur një moment të sikletshëm.

Bieito Rubido Ramonde, drejtori i gazetës së tretë më të madhe në Spanjë, ABC, po intervistohej nga spikeri i lajmeve argjentinas Eduardo Feinmann në kanalin e lajmeve të Amerikës Latine, A24.

Ramonde ngrihet nga karrigia e tij, për të përshëndetur ngrohtësisht spikerin. Ndërsa spikeri i thotë se është kënaqësi e madhe që ka ardhur në studio, ndodh ngjarja komike.

Shefi i ABC-së ulet në cep të karriges dhe rrotat e saj lëvizin duke e hedhur në tokë.

Spikeri i thotë: “Kini kujdes…!” Megjithatë ishte tepër vonë.

Menjëherë ai shkon për ta ndihmuar dhe Ramonde, i skuqur në faqe detyrohet të japë një buzëqeshje të zymtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook