Pasi pranoi për të marrë mandatin e deputetit dhe ishte gati për të shkuar në Kuvend, i pispillosur për të bërë betimin, kandidati i LSI-së Ralf Gjoni është qëlluar me bojë të kuqe.

Më poshtë shihet sesi Gjoni është qëlluar me bojë të kuqe, një mesazh ky pas vendimit të tij për të thyer vendimin e LSI-së për djegien e mandateve.

I riu e priste i ulur te dalja e pallati dhe me të parë kandidatin për deputet, ai është çuar në këmbë dhe i ka derdhur në fytyrë një bojë të kuqe nga shiringa që mbante në duar, e më pas është larguar me vrap.

Gjoni tha se e pranoi të merrte mandatin e deputetit pas konsultimeve me të huaj. Pas incidentit, Gjoni ka treguar për mediat se si pasojë e bojës, ka djegie të syve dhe se boja nuk i hiqet nga fytyra.