Ky është momenti shokues kur një pasagjer motori fluturon në ajër, teksa mjeti në të cilin udhëtonte është përplasur me një makinë në autostradë.

Përplasja e tmerrshme ka ndodhur në autostradën Seletar në Singapor, dhe tregon pamjet dramatike se si pasagjeri fluturon mbio makinë e më pas përfundon në asfaltin në anën tjetër.

Video e regjistruar tregon momentin kur motori tenton të parakalojë një makinë që ecën ngadalë.

Pasagjeri është përplasur rreth 20 metra më tej në autostradë, por 21-vjeçari ka shpëtuar për mrekulli.

Motoçiklist 24-vjeçar dhe drejtuesi 21-vjeçar përfunduar në spitalin Khoo Teck Puat. Të dy kishin plagë në këmbë dhe besohet të jenë ende nën kujdesin spitalor.

Video e incidentit u regjistrua nga një tjetër motorist Manster Wirman. Pasi video u ngarkua në internet, u bë virale duke u shpërndarë me mijëra herë.