Interi u mposht nga Barcelona me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për Grupin F të Ligës së Kampionëve. Zikaltërit kaluan të parët në avantazh me anë të Lautaro Martinezit, ndërkohë që Barcelona përmbysi rezultatin me Suarez.

Sensi penalltia

Ndërkohë nuk munguan rezultatet e dyshimta në këtë përballje. Në pjesën e dytë, skuadra e Kontes, pretendoi për 11-metërsh, pas një kontakti të Sensin në zonë me Rakitiç, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Ky rast nuk u mor parasysh as nga VAR-i, pavarësisht se nga përsëritjet duket një moment tepër i dyshimtë.