Dashuria e nënës për vajzën e saj është lidhja më e fuqishme në tokë, aq sa nuk dobësohet as nga distanca e as nga kalimi i viteve.

Kjo video prekëse që tregon takimin e një nëne me vajzën e saj pas 26 vitesh në Kinë, e vërteton më së miri këtë gjë.

Vajza u rrëmbye në një stacion treni në vitin 1992 dhe që prej asaj kohe nuk e panë më njëra-tjetrën.

Nëna shpërtheu në lot teksa takoi vajzën e saj, teksa e përqafoi pas më shumë se dy dekadash mungesë, shkruan “DailyMail”, transmeton “DuaLajm.com”.

“Kam qenë duke të kërkuar gjithmonë”, tha nëna e 26-vjeçares mes lotësh.

Vajza u rrëmbye ditën fatkeqe kur halla e saj e çoi në një stacion treni, kur ishte vetëm 8 ose 9 muajshe.

Halla e saj u përgjum për një çast dhe kur u zgjua nuk e pa më foshnjën.

Nëna e vajzës kujton se si ishte veshur vajza e saj ditën kur u zhduk, ndërsa 26-vjeçarja, e cila u birësua nga një familje tjetër, tregon përpjekjet e saj për të zbuluar të vërtetën e familjes së saj biologjike, pasi mori vesh që ishte e birësuar.

Emocionet që kanë përjetuar nënë dhe bijë me siguri që nuk ka fjalë për t’i përshkruar dhe rëndësi ka që u ribashkuan sërish.

https://www.youtube.com/watch?v=cozXuwWX7sI