Monedha virtuale Bitcoin filloi të tregtohet në bursën e të ardhmes CBOE në Çikago në orën 23:00 të së dielës.

Tashmë investitorët do të kenë mundësi të vënë bast nëse çmimet Bitcoin do të rriten ose do të bien.

Vlera e saj ishte rritur në prag të debutimit gjë që shënoi rritjen në 17% me mbi 18,000 dollarë.
Prezantimi i Bitcoin në CBOE është i pari dhe një hap i rëndësishëm drejt legjitimimit të monedhës.

Bitcoin ishte monedha e parë elektronike që realizoi me sukses kriptimin monetar. Ajo pati megjithatë fillime të errëta. U krijua në vitin 2008, nga një person ose një grup personash, të mbiquajtur Satoshi Nakamoto, si një mënyrë për të kryer transaksione anonime.

Duke qenë se është e vështirë vendosja e rregullave financiare, kjo monedhë është shndërruar në të preferuarën e aktiviteteve të paligjshme.

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook