“The money fight” u mbyll që në raundin  e 10. Ishte Floyd Mayweather i cili ka lëshuar grushta pa fund drejtë Conor McGregor. Ky i fundit ishte mësuar me një tjetër mënyrë luftimi dhe kaq shumë raunde e kanë rëzuar atë.

Floyd Mayweather provoi dhe një herë se e meriton “titullin e perandorit” duke e mbyllur karrierën e tij pa asnjë humbje. Kështu e mbyll një eksperiencë të gjatë në ring, boksieri 40-vjeçar, i cili provoi se mosha është thjeshtë një shifër.

Tashmë gjithçka është vendosur dhe Mayweather largohet nga bota e boksit si njeriu i historisë pasi për 50 ndeshje nuk humbi ansjërën prej tyre. Përsa i përket McGrego në fund të ndeshjes përgëzoi boksierin amerikan, si dhe përshëndeti numrin e madh të irlandezëve që shkuan për ta parë në Las Vegas.

Ka zëra se ai do të arkëtojë në llogarinë bankare 300 mln dollarë për 10 raundet e fundit të karrierës së tij. E ndërsa McGregor mer dhe ai një shumë marramendëse prej 100 milion eurosh.