Ditën e sotme gjatë fjalës së saj në Konventën e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen në protesta.

Duke shtuar faktin se LSI i jep dorën Socialistëve, demokratëve, ballistëve apo koministëve, Kryemadhi i bëri thirrje të gjithve të ngrihen për të mbrojtur sipas, interesin Kombëtar.

“Ashtu siç kemi dhe emrin, LSI. Le të kthehemi Lëvizja Socialiste për Integritet. I japim dorën çdo socialisti dhe demokrati, ballisti dhe komunisti, pa parti. Ky uzurpim ka një rrugë për ta ndaluar, bashkimi në rrëzimin e tij. Ne do të marrin përsipër çdo sfidë. Në emër të atyre djemve dhe vajzave, unë besoj se Shqipëria ka të ardhme.

Ne e duam Shqipërinë, ashtu siç duam familjen. Ne jemi sot për të gjithë Shqipërisë. ne jemi një popull që ka një zemër të madhe dhe luftëtare. Ne jemi popull që dimë të luftojmë, jemi një popull që kemi mbijetuar përballë mijëra pushtimeve. Jemi një popull që askush nuk mund të na përdhosi.

Fundi i tij ka qenë i frikshëm dhe i dhimbshëm. Ne kemi një mision i cili është i qartë të kthejmë shqiptarët në Shqipëri, të ndërtojmë Shqipërinë europine. Të gjithë së bashku të besojnë në Zot, që të kemi një Shqipëri sic e meritojmë. Zoti qoftë me ju. Zoti na dhëntë forcë që të përballemi me këtë të keqe të madhe.

LEXO EDHE:  Kryemadhi: Më vjen keq për zyshën time, Lindita Nikolla e cila është dendur me ilaçe

Grupit Parlamentar të LSI na del një detyrë e madhe, detyra për të miratuar dhe për të vënë në vend rezolutën e miratuar. Ne  zotohemi që angazhimi ynë të mos ndalet në asnjë moment për ta çliruar Shqipërinë nga kjo e keqe e madhe. Do jemi në kontakt se ky është fundi i  Rilindjes së krimit”, tha Monika Kryemadhi.