Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti e propozuar nga PDIU,  është shkarkuar nga detyra mëngjesin e sotëm pasi mori pjesë në protestën e “dhunshme” të opozitës.

Përveç nënkryetares Mesiti, u shkarkua nga detyra dhe drejtori i tregjeve, sokol Hysa, i propozuar nga PDIU.

Mesiti dhe Hysa ishin ende në Bashki pas koalicionit në zgjedhjet e 2015. Shkarkimi i tyre ka ardhur që në orët e para të mëngjesit, firmosur nga kryebashkiaku Veliaj.