Mëngjesi është shumë i rëndësishëm edhe për ata që duan të dobësohen apo duan të qëndrojnë në formë. Të hash sapo zgjohesh ndihmon metablizmin dhe favorizon funksionimin korrekt të tij. Po tani, do dëshironit disa këshilla se si të keni mëngjesin perfekt të vjeshtës?

Hani mëngjes brenda 30 minutash nga zgjimi- Nëse doni të ndihmoni metabolizmin që të zgjojë organizmin, dieta e “supermetabolizmit”, sugjeron që të konsumoni mëngjesin sapo të zgjoheni.

Forconi imunitetin- Fillon periudha e virozave, gripit, ftohjes, prandaj është një nevojshmëri të forconi imunitetin. Ndonjëherë mund t’ju nevojiten edhe suplemete shtesë që do t’ju ndihmojnë të fuqizoni imunitetin dhe të formoni një mur mbrojtës kundër viruseve dhe bakterieve. Vitaminat e ndryshme, por edhe kosi ju vijnë në ndihmë.

Mos harroni vitaminat- Vitaminat janë thelbësore nëse doni të luftoni sëmundjet e stinës. Frutat e stinës nuk duhet të mungojnë çdo mëngjes.

Reduktoni sheqernat- Duke patur parasysh që, për të qenë mirë me shëndet duhet të hani mirë, mund të shijoni mëngjese të shijshme edhe pa e tepruar me sheqernat.

Konsumoni qumësht ose kos- Janë ushqim perfekt për të shoqëruar drithërat ose biskotat.