Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot 7 ministra, duke ndryshuar pothuajse të gjithë kabinetin qeveritar.

Të gjithë ministrat që kanë 5 vite në qeverinë janë larguar, ndërsa nuk kanë vonuar dhe emërimet e reja.

“Nuk diskutohet që ministrat që do të largohen sot kanë një rol tejet pozitiv. Ata janë një investim strategjik. Të gjithë ata që kanë pesë vite në qeveri do t’iu lënë të tjerëve”, u shpreh Rama.

Të gjitha ndryshimet:

  1. Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Gent Caka
  2. Arben Ahmetaj do të zëvendësohet nga Anila Denaj
  3. Lindita Nikolla do të zëvendësohet nga Besa Shahini
  4. Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku, drejtoresha aktuale e Albcontrollit
  5. Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Cuci.
  6. Mirela Kumbaro të zëvendësohet nga Elva Margariti
  7. Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi
  8. Elisa Spiropali ministre për marrëdhënien me parlamentin
  9. Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë

Ndërkohë që Blendi Klosit i është dhënë afat deri në qershor për të sjellë një rezultat pozitiv në qarkun e Beratit, në të kundërt do e presë i njëjti fat.