Mosdekretimi i Gent Cakaj nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, në postin e Ministrit për Punët e Jashtme, propozuar nga kryeministri Rama, ka ngjallur debate dhe polemika në Shqipëri dhe Kosovë. 

Pas reagimit ditën e djeshme të ish-Ministres së Jashtme për Kosovën Edita Tahiri e cila deklaroi se e përshëndeste vendimin e Metës, një tjetër reagim ka ardhur nga Kosova në lidhje me këtë çështje.    

Ka qenë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, Sami Kurteshi ai i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke e quajtur atë “gomar dhe tradhëtar”. 

“Edi Rama, jo vetëm është gomar por po bëhet edhe tradhëtar!

Kosovare/ë/t në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë i emëron Kryeministri, qoftë ky edhe gomar. E drejtë legjitime e të parit.

Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhëtar”, shkroi deputeti Sami Kurteshi Në Facebook.