Refuzimi i dekretimit të vendimit të Kryeministrit Rama për marrjen e postit të Ministrit të Jashtëm nga i riu Kosovar Gent Cakaj, nga Presidenti Meta ka ngjallur shumë reagime, debate e polemika në të dyja shtetet.

Mesa duket fakti se Cakaj është shprehur pro ndryshimit të kufijëve në Ballkan nuk i ka pëlqyer aspak shtetasve kosovarë.

Reagimeve pro vendimit të Presidentit Meta për mosdekretimin e Cakajt iu është shtuar dhe reagimi i “Njeriut Dron”, Ismail Morina.

Përmes një postimi në rrjetet sociale i njohur ndryshe si Ballist Morina ka përshëdetur njëkohësisht ka përgëzuar Presidentin shqiptarë për vendimin e marrë, në lidhje me këtë çështje.

“Nuk mund te ishte ndryshe, numeri 1 i shtetit shqiptar mbeshtet fuqishem dhe pa rezerva integritetin territorial te Republikes se Kosoves. Pergzimet e mia te sinqerta ne lidhje me qendrimin tuaj rreth qeshtjes ne fjale.RESPEKTE!!”, u shpreh Morina.