Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar për gjendjen e rrugëve në vend në tre rajonet e mëdha.

Sipas ARRSH, në të tria Rajonet nuk ka patur reshje. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta. Kjo sjell prezencën e ngricave në rrugë. Të gjithë kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gadishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Rajoni Verior: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.
Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj-Draj Reç
Ura e Cerenecit-Stebleve
Sllovë -Vasije
Peshkopi-Qafë-Drajë
Peshkopi-Ushtelencë
Qafë Bualli-Krastë
Trebisht-Doganë
Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Është punuar nga kontraktorët gjatë orëve të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit.

Qarkullimi në akset e këtij Rajoni është si më poshtë:
Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.
Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.
Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.
Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir.
Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Rajoni Jugor: Gjatë natës nuk ka pasur rreshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Gjatë orëve të para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve për shkak të ngricave në rrugë.
Qarkullimi në akset e këtij Rajoni paraqitet si më poshtë:
Në Qarkun Korçe qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir.
Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme.
Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir.

LEXO EDHE:  Mot i keq me erëra të forta dhe dallgë deri në 8 ballë, anulohet lundrimi për në Itali

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.