Qarku i Dibrës është mbuluar me borë ditën e djeshme gjatë ditës.

Edhe pse jemi në stinë pranverë, në lartësinë mbi 800 metër mbi nivelin e detit ka pasur reshjedëbore.

Në disa fshatra të njësisë administrative Lura sipas banorëve trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm. Sipas tyre kjo situatë ka sjellë probleme në bujqësi.

Reshje bore po ashtu ka pasur në fshatrat Selishtë, Kalaja e Dodës, njësia Arrës.

Nuk raportohen probleme në qarkullimin e rrugëve.