Pas temperaturave të larta, furtuna dhe shiu ka pushuar kryeqytetin pasditen e sotme, dhe nuk kanë kaluar pa pasoja.

Në rrugën ‘Ibrahim Rugova’, një skelë prej hekuri ka rënë nga një fasadë që po ndërtohej, duke përfunduar kështu në rrugë.

Fatmirësisht në momentet e rrëzimit të skelës nuk ka pasur kalimtarë apo makina, që mund të kishte pasoja të rënda.