Vendi u përfshi sot nga një mot i keq me reshje intensive që në disa zona u shoqërua edhe me stuhi të fuqishme.

Vlora ishte një prej zonave ku ka pasur erëra të fuqishme gjatë ditës.

Moti i keq ka sjellë pasoja në rrjetin elektrike.

Disa shtylla elektrike në Vlorë janë rrëzuar duke sjellë për pasojë kufizime energjie.

OSHEE bën me dije se grupet e riparimit të avarive ndodhen në terren dhe në zonat ku ka probleme shumë shpejt do rikthehet energjia.

Njoftimi i OSHEE

Gjate dites se sotme rajoni i Vlores eshte perballur me mot te keq, me pasoja ne rrjetin elektrik ne disa zona, ky linjat jane te amortizuara, etj.

Brigadat e avarive jane ne gatishmeri te plote per cdo defekt te mundshem, duke patur edhe personel shtese apo baze materiale, nisur nga moti i paqendrueshem i diteve te fundit.

Me poshte, disa foto nga puna ne terren per riparimin e demeve ne linjat e tensionit te mesem.