Fundjava solli me vete një mot të ftohtë në gjithë territorin e vendit, me erëra të forta, kryesisht në zonat bregdetare.

Reshje të dendura shiu dhe stuhi kanë parashikuar sinoptikanët edhe në orët në vijim.

Edhe pse muaji Nëntor u karakterizua nga një mot i ngrohtë dhe pa reshje, ka ardhur koha të provojmë temperaturat e ulura dhe një javë me shi.

Por sërish, muaji Dhjetor këtë vit do të na surprizojë. Meteorologët thonë se ai do të jetë një muaj i ngrohtë përsa i takon dimrit dhe pa reshje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook