Ballina Aktualitet “Çmendet” moti, një rrebesh shiu përmbyt Tiranën (Foto)

“Çmendet” moti, një rrebesh shiu përmbyt Tiranën (Foto)

Kanë mjaftuar vetëm disa minuta shi në Tiranë dhe shumë rrugë e biznese janë përmbytur.

Kalimtarët dhe automjetet mbeten të bllokuara për afro 30 minuta.

Kjo nuk është hera e parë që e shohim Tiranën në këtë gjendje por gjithnjë na është premtuar se me riparimin e rrugëve situata nuk përsëritet.

Sasitë e mëdha të shiut janë bërë të papërballueshme për kanalizimet, të cilat, siç duket edhe nga pamjet, në vend që të tërheqin ujërat, po e shkarkojnë atë në rrugë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook