Ballina Moti “Çmendet” moti, sinoptikanët: Nesër temperatura maksimale arrin…

“Çmendet” moti, sinoptikanët: Nesër temperatura maksimale arrin…

Dita e nesërme do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me një diell të fortë, ndaj nuk është e nevojshme marrja e një çadre në çantën tuaj.

Sipas Meteoalb, dielli ditën e nesërme do të jetë tepër i nxehtë dhe temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 28 gradë Celsius në mesditë.

Dita e nesërme pritet që gjithë territorin e vendit të dominohet nga një mot i kthjellët, ndërkohë që pas mesditës në zonat malore dhe ato jugore do të shfaqen vranësira të lehta.

Temperatura maksimale ditën e nesërme do të kapë 28 gradë Celsius. Vranësira do të ketë në veri dhe verilindje, por gjatë pasdites moti do të vijojë me kthjellime në ultësirën perëndimore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook