Ballina Moti IGJEUM paralajmëron: Kujdes, rritje prurjesh në Bunë dhe Liqenin e Shkodrës, rrezikohet...

IGJEUM paralajmëron: Kujdes, rritje prurjesh në Bunë dhe Liqenin e Shkodrës, rrezikohet të përmbytet zona e…

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka bërë parashikimin për motin në ditët në vijim.

IGJEUM njofton se nga llogaritjet e fundit hidrologjike, sot dhe nesër do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa, duke ulur rrezikun e përmbytjeve në pjesët fushore të tij ndërsa Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit për sot dhe nesër.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE
Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM-i, rezulton se, sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) do të vazhdojë ulja e prurjeve nga lumi Vjosa, duke ulur rrezikun e përmbytjeve në pjesët fushore të tij.
Lumi Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë rritjen e prurjeve dhe të nivelit për sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06). Nga llogaritjet paraprake nuk parashikohen zona të përmbytura, por rreziku i përmbytjeve për zonën e Nën-Shkodrës do të varet edhe nga mënyra e menaxhimit të Kaskadës mbi Lumin Drin.
Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin do të kthehen në prurje normale dhe nuk paraqesin rrezik për përmbytje.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
 

LEXO EDHE:  IGJEUM publikon raportin: Ulet rreziku i përmbytjeve

RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 / 14
në vendet e ulëta: 1 / 15
në vendet malore: -3 / 9 °C.

ERA: sot (e hënë, dt.05) dhe nesër (e martë, dt.06) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook