Ballina Kryesore Kohë për plazh ndaj ‘hidhini’ çadrat, ja vlerat që do të kapin...

Kohë për plazh ndaj ‘hidhini’ çadrat, ja vlerat që do të kapin temperaturat këtë javë

Ditëve të para të javës në rajonin tonë, sollën mot kryesisht të vranët dhe me shi.

Ndërkohë, rryma të ngrohta ajrore nga Afrika veriore gradualisht do të sjellin rritje të temperaturave, sidomos në pjesën e dytë të javës.

Sot do të ketë mot me shi në mëngjes, e në zonatmalore mbi 1000 m edhe me borë. Gjatë ditës kryesisht vranët, e në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

Dita e nesërme do të jetë e ngjashme, me vranësira dhe intervale me diell. Të mërkurën në mëngjes, në zona të ulëta nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale shiu, por temperaturat do të shënojnë rritje.

Të enjten moti do të përmirësohet ndjeshëm, ku temperaturat do të ngjiten në 14 gradë, e në ditët e pasuese edhe në 16 gradë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook