Ballina Kryesore Marrin fund ditët me diell, ja kur do të nisin reshjet e...

Marrin fund ditët me diell, ja kur do të nisin reshjet e shiut e të borës në vend

Duket se ditët me diell dhe me mot të ngrohtë do të marrin fund. Meterologët njoftojnë se javën e ardhshme do të kem ndryshim drastik të temperaturave dhe po ashtu reshje shiu dhe bore.

Sipas MeteoAlb fundjava do të vazhdojë të mbetet me kthjellime të lehta dhe kalimtare  e kjo situatë do të jetë deri në mesditën e së dielës.

Një sistem vranësirash do të vijnë nga Veriperëndimi dhe do të zhvendosen gradualisht gjatë pasdites dhe deri në mbrëmje në të gjithë territorin.

Orët e natës sjellin shira fillimisht në Veriperëndim dhe gradualisht shirat do të përfshijnë të gjithë vendin.

E hëna, pritet të jetë me shira, ndërsa në mbrëmje parashikohen reshje dëbore në ekstremin Verior dhe zonat e thella malore të Verilindjes.

Temperaturat e ajrit do të ulen gradualisht deri mesditën e së hënës kur pritet rënie e ndjeshme e tyre duke zbritur maksimumet termike sipas zonave në vlerat 13-17°C zonat malore; 18-21°C zonat e ulëta dhe 19-20°C bregdeti.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare deri mbrëmjen e së dielës kur pritet forcim i erës mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor.

Natën e së dielës dhe gjatë së hënës, vijon forcimi i erës mbi 60 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë por mbi 6 ballë, në det të hapur.  

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook