Ballina Kryesore Meteoalb publikon hartën, shiu dhe dëbora pushtojnë vendin

Meteoalb publikon hartën, shiu dhe dëbora pushtojnë vendin

Dita e shtunë pritet të sjellë reshjet e shiut dhe dëborës në vend, ku duke i’u referuar hartës reshje të dendura bore priten në veri të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë por në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit në të gjithë Shqipërinë.

Sipas Meteoalb dita e shtunë paraqitet e vranët me reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore, por duke iu afruar mesditës reshjet intensifikohen kryesisht në Veri dhe Qendër dhe më pak reshje në zonat Jugore. Në mbrëmje reshjet do të pakësohen ndjeshëm por mbeten prezente dhe gjatë natës, kryesisht në formë dëbore.

LEXO EDHE:  Befason moti, temperatura të paqëndrueshme? Ja si parashikohet koha për nesër

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë së shtunës, por në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit në të gjithë Shqipërinë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook