Ballina Moti Mos u gënjeni nga dielli i paradites sot, ja si do të...

Mos u gënjeni nga dielli i paradites sot, ja si do të ndryshojë moti

Pjesa e parë e ditës për sot u paraqi kryesisht e kthjellët, por pasditja do të sjellë vranësira.

Këto janë parashikuar ne veri dhe gradualisht vranësirat do te shtrihen në të gjithë vendin duke sjellë edhe reshje të pakta në veri.

Gjatë natës, reshjet shtohen duke përfshirë të gjithë territorin.

Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie me 2 – 3°C në orët e para të ditës por një rënie më të lehtë do të shënojnë vlerat termike të mesditës; ekstremumet termike të së mërkurës do të luhaten -2°C mëngjesi në zonat malore deri në 14°C, mesdita në ultësirën perëndimore.

LEXO EDHE:  Ja zonat problematike nga reshjet dhe era e fortë: Çfarë pritet të ndodhë sot

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook