Ballina Aktualitet I nxehti përvëlues ‘mbërrin’ në Shqipëri, ja sa do të jenë temperaturat...

I nxehti përvëlues ‘mbërrin’ në Shqipëri, ja sa do të jenë temperaturat nesër (Harta)

Ditën e nesërme, temperaturat do të shënojnë një rritje të ndjeshme, gjë që sipas sinoptikantëve ka të bëjë me të nxehtin përvëlues që po vjen në vendin tonë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) gjatë ditës së nesërme në vendet e ulëta temperaturat pritet të arrijnë deri në 39 °C.

RESHJET
Nesër (e premte, dt.08) pritet të ketë reshje të dobëta, kryesisht në Veri (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 35 °C
në vendet e ulëta: 18 / 39 °C
në vendet malore: 15 / 31 °C

ERA
Nesër (e premte, dt.08) ajo do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë.
6uy7hjnb
y6nb
uy6jhnb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook