Ballina Kryesore Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 gusht 2018

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 gusht 2018

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e shtunë18 gusht 2018.

Vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellime, vranësira dhe shira kalimtarë në zonat Veriore dhe Qendrore.

Sipas Meteoalb, gjatë pasdites kemi një shtim të vranësirave, duke sjellë shira në zonat verilindore. Ndërsa ultësira perëndimore mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e para të ditës deri në mesditë, duke kapur maksimumin deri në 37 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 1 ballë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook