Ballina Kryesore Parashikimi i motit për ditën e sotme, 19 qershor 2018, ja sa...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 19 qershor 2018, ja sa do të jenë temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e mërkurë, 19 qershor 2018.

Vijon paraditja me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë territorin; më të dukshme në ekstremin Jugor. Serish pasditja fuqizon vranësirat duke sjellë shira afatshkurtër në Jug dhe zonat Lindore ndërsa shira të izoluar rrezikojnë zonat Qendrore. Edhe gjatë natës, shira të izoluar mbeten prezent në zona Qendrore të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por mbeten konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumin territorial prej 32 – 33°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në Veri, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor ndërsa në det vijon dallgëzimi mbi 2 ballë.

Europa
Vijojnë vranësirat me shira të herë pas hershëm në gadishullin e Ballkanit. Por gadishulli Iberik dhe pjesa më e madhe e kontinentit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të shpeshta vranësirat në brigjet Perëndimore të Europës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook