Ballina Kryesore Sinoptikanët japin lajmin e keq: Në muajin mars…

Sinoptikanët japin lajmin e keq: Në muajin mars…

Marsi mezi pritet, pasi ky muaj sinjalizon ardhjen e pranverës. Por mesa duket stina e pranverës nuk do të vijë në këtë muaj.

Meterologët parashikojnë se ky muaj që sapo ka ardhur do të jetë i mbushur me reshje shiu dhe zymtësi.

“Një valë e re e të ftohtit do të përshijë Europën dhe nuk përjashtohet as vendi ynë. Një masë ajrore e ftohtë këtë herë me prejardhje nga Arktiku do të jetë prezent deri në mesin e muajit mars, ndërsa temperturat do të jenë të paktën 3 gradë më poshtë se normat e zakonshme mujore. Në Shqipëri dëbora mund të rikthehet vetëm pak ditë në veri, ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të ketë shira në nivel mesatar dhe të lartë të paktën 10 ditë e para të marsit. Edhe rreziku nga përmbytjet nuk përjashtohet të paktën në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë, pasi shirat do të jenë me intensitet të lartë”, shprehen sinoptikanët e Qendrës Europiane për Parashikimin e Motit.

LEXO EDHE:  I nxehti afrikan përgatitet të largohet, shiu e ul temperaturën në vend me 10 gradë celcius

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook