Ballina Moti Suprizon moti, ja çfarë do të ndodhë nesër

Suprizon moti, ja çfarë do të ndodhë nesër

Mesa duket moti do të sjellë një tjetër suprizë pasi gjatë ditës së nesërme parashikohet një rritje e ndjeshme temperaturash.

Gjatë paradites, pritet të vijojë ndikimi i motit të kthjellët deri pas mesditës kur vranësirat shfaqen në zonat Veriore.

Pasditja vijon me kthjellime në Jug dhe pjesërisht në Qendër por zonat Veriore mbeten me vranësira të shpeshta. Në mbrëmje vranësirat shtrihen në të gjithë territorin duke gjeneruar gjatë natës shira të pakët në zonat Veriore dhe Verilindore,- sipas Meteoalb

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke ngjitur maksimumin në rang vendi në 25 – 26°C.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook