Ballina Moti “Tërbohet” moti! Meteorologët japin alarmin se do ketë përmbytje, ja zonat ku...

“Tërbohet” moti! Meteorologët japin alarmin se do ketë përmbytje, ja zonat ku do rrezikohet

Meteorologët japin alarmin për “tërbimin” e motit. Priten reshje të dendura të shiut.

Meteorologët thonë se në orët e vona pritet të ketë reshje të dendura shiu.    Parashikohet se do të ketë dhe përmbytje në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës.

Pritet që reshjet e shiut të vijojnë dhe në ditët në vazhdim.

Reshjet

Në fund të ditës së sotme dhe nesër (dt.22 dhe 23), sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, priten reshje në pjesën më të madhe të territorit. Në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës pritet të ketë reshje intensive. Ne qarqet Kukës, Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje të dobëta.

Temperaturat

Temperaturat ekstreme të ajrit për nesër pritet të luhaten:

– Në bregdet: temp. minimale do të zbresin deri në 12 °C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 18°C.

– Në vendet e ulta: përkatësisht 10/ 16 °C.

– Në vendet malore: përkatësisht 7 / 13°C.

Era

Era pritet të pësojë një forcim, më e ndjeshme në terrenet e larta malore, ku për momente do t’i kalojë 40km/orë.

Rreziku nga zjarret

Pasditja e ditës së sotme (dt.22) pritet të jetë e rrezikuar lehtë nga zjarret në pyje “RREZIK I ULET”, për shumicën e qarqeve. Ditët në vijim rreziku për zjarre do të zhduket si pasojë e fillimit të reshjeve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook