Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vau Dejës-Hajmel, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

Dy të rinjtë, 19-vjeçari Viktor Gega dhe Emanuel Dodaj nga Vau i Dejës kanë qenë duke udhëtuar bashkë me një motor dhe kanë dalë nga rruga në fshatin Hajmel.

19-vjeçari Gega ndodhet në gjendje të rëndë dhe u dërgua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa Emanuel Dodaj është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook