A e keni menduar si do të ishte jeta juaj pa internet? Duke marrë parasysh gjithë kohën tonë që ne harxhojmë duke përdorur iPad-ët dhe laptopët tanë por edhe në përditshmëri aty ku vuajmë për pak valë nëse jemi në ngjitje në mal ose në fshat.

Kjo jetë pa internet tashmë është tepër e vështirë për tu imagjinuar nga të gjithë madje për shumicën e njerëzve para se të mbërrinte World Wide Web (WWW) është thjesht një kujtim që ka filluar të venitet hap pas hapi prej impaktit që teknologjia ka pasur tek jeta e njerëzve.

Hulumtuesit e Ipsos kanë zbuluar se shoqëritë në tërësi nuk mund të jetojnë pa internet. Nga 18,180 të anketuar në 23 Shtate, Ipsos arriti në përfundimin se 2/3 e tyre nuk mund të imagjinonin jetën pa prefiksin www.

Në Indi 82% e njerëzve nuk e mendojnë një jetë pa internet ndërsa në Itali dhe Japoni vetëm 62%.