Mos aplikimi i tarifës në Rrugën e Kombit, ka bërë kosovarët t’i drejtohen sërish kufirit shqiptar për të kaluar fundjavën.

Në doganën e Morinës pati fluks dhe sipas policisë, numri më i lartë i hyrjeve shënohet gjatë orëve të para të mëngjesit, kur qindra persona me automjete të vogla dhe autobusë hyjnë në Shqipëri, me destinacion qytetet e tyre të preferuar.

Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, kaluan përmes doganës mbi 700 automjete.

Dogana e Morinës po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele në dispozicion të qytetarëve.

Ky fluks ka shkaktuar edhe një trafik disi të ngarkuar në segmentin Morinë-Kukës-Tuneli i Kalimashit, ku policia rrugore po monitoron situatën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook