Ish deputetit i PD-së i ftuar në Ora News ka deklaruar se sipas tij nuk është vetëm ai cili ka refuzuar djegien e mandatit, por ka gjithashtu të tjerë që do të refuzojnë t’i dorëzojnë mandatet.

“Do të ketë pas meje dhe të tjerë që nuk do t’i binden këtij urdhri”, tha Myslim Murrizi. Sipas tij në krye të demokratëve të Lushnjës nuk e zgjodhi as Berisha as Basha, por e zgjodhën demokratët ë këtij qyteti për kontributin e tij”.

Ndër të tjera i pyetur nga gazetari i emisionit “Arena” se ku do të shkojë tashmë pas përjashtimit nga Partia Demokratike, Murrizi u përgjigj:

“Nuk jam endacak politikan, por jam atje prej 4 janarit të 1991 dhe do jem vetëm atje derisa të jem në politikë. Nuk të lënë radhë të tjerët, mashtrojnë 4 vjet dhe ikin në një qark tjetër. Arrogance dhe komunistllëku brenda PD-së më dha mundësinë të provoj veten”